Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

56 raste pozitive me COVID-19 të premten

Nga 1.142 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19 të premten, njoftoi Ministria e Shëndetësisë..

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes, teksa janë shëruar 32 qytetarë, dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.262.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 319 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.039 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, janë dhënë 99.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksiës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 668.

Artikuj të ngjashëm