Arbëri

Tahiri: Ka ardhur koha që EULEX-i ta përfundojë misionin e tij në Kosovë

Descriptive Text

Në emisionin “Puls” të KTV-së, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, deklaroi se ka ardhur koha që Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) të përfundojë mandatin e tij.

Kjo pasi, sipas tij, Kosova është e gatshme të funksionojë si shtet.

“Jemi duke biseduar për fazën transitore me EULEX-in, sepse ata janë të pranishëm në sistemin tonë të drejtësisë në forma të ndryshme. Unë mendoj që Kosova ka arritur të ndërtojë kapacitet mbi të cilat mund të funksionojë tutje. Çfarëdo ndihme që na vjen nga faktori ndërkombëtar është e mirëseardhur. Mirëpo, mendoj se është koha që të hyjmë në fazën transitore dhe ato kompetenca që EULEX-i i ka t’i transferojë tek institucionet e Kosovës”, deklaroi ministri Tahiri.

Ai tha se shteti i Kosovës do të sigurojë kushtet për gjykatësin dhe prokurorin nga shteti dhe tha se nuk do të ketë sfidim të shtetit nga individë, banditë apo kriminelë të papërgjegjshëm.