Për trajtim shëndetësor si pasojë e helmimit nga produktet ushqimore në Spitalin Regjional të Gjilanit në 6-mujorin e këtij viti janë pranuar 55 pacientë. Rrethanat për mënyrën e helmimit si pasojë e produkteve ushqimore nuk janë të përshkruara në raport mjekësor, ngase ata vetëm përcaktojnë diagnozën dhe i trajtojnë pacientët të cilët më pas lirohen nga spitali, shkruan sot Koha Ditore.
Agim Kryeziu, ushtrues detyre i drejtori i Spitalit të Gjilanit, ka thënë se gjatë kësaj periudhe kanë trajtuar pacientët dhe se faktorët e helmimit nga ushqimi mund të jenë të llojllojshëm.
“Prej janarit janë shtrirë në Infektive 55 pacientë për këta 6 muaj. Ndërsa për vitin 2016 në repartin e Infektives gjatë gjithë vitit kanë qenë të shtrirë 105 pacientë. Ka mundur të ketë më shumë, mirëpo të tjerët e kanë marrë terapinë edhe kanë shkuar në shtëpi. Por që kanë qenë të shtrirë dhe kanë qëndruar më shumë se një ditë është ky numri i pacientëve të cilin e përmenda. Tash rrethanat e helmimeve mund të jenë të llojllojshme nëse i ka pasur fajet ai që e shet produktin atje në fabrikë ku e prodhon, ose shitësi nuk e ka ruajtur mallin dhe është prishur ose i ka skaduar afati dhe u është shitur konsumatorëve. Ne vetëm i trajtojmë pacientët e helmuar nga ushqimi dhe më pas i lirojmë. Për momentin nuk kemi ndonjë pacient të shtrirë në repart”, ka thënë ai.
Ndërsa për sigurinë e ushqimit të 90 mijë banorëve gjilanas deri më tani ka qenë i angazhuar vetëm një inspektor sanitar, i cili është suspenduar nga puna, shkaku i një aktakuze së bashku me grupin e 20 zyrtarëve të tjerë komunalë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Rritet numri i të helmuarve nga ushqimi në Gjilan, Prokuroria urdhëron mbylljen e restorantit
-
15 persona kërkojnë ndihmë në Spitalin Rajonal të Gjilanit për helmim me ushqim
-
Intervistohet pronari i një lokali në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi
-
65 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Han të Elezit
-
11 nga 31 të dyshuarit për helmim nga ushqimi në QKUK rezultojnë pozitivë me salmonella