Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 18:00 kanë aplikuar për certifikim 55 subjekte politike me kandidatët për kryetar të komunave dhe ata për asamblistë.
Nga këto, janë vetëm 8 parti politike që kanë aplikuar derisa të tjerat janë iniciativa qytetare dhe kandidatë të pavarur, qoftë për asamble, apo për kryetar komunash, transmeton Kosovapress.
“55 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje lokale. Prej tyre janë 8 parti politike, 25 nisma qytetare dhe 22 kandidatë të pavarur për kryetarë komunash apo asamble, në komuna të ndryshme”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Afati për aplikim për certifikim skadon sonte në orën 24:00.