Një rritje e numrit të rasteve me COVID-19 është vërejtur edhe të dielën në vend.
52 raste të reja pozitive me koronavirus janë shënuar brenda 24-orëve të fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftimin e MSH-së thuhet se gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë viktimë, derisa rastet e reja janë regjistruar nga gjithsej 267 testime të kryera.
Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre ne 225.384.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive është rritur në 250.