Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se 12 raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, rastet e reja pozitive janë shënuar nga gjithsej 57 testime të kryera.
Gjatë së njëjtës kohë janë shëruar edhe tre persona.
IKSHPK-ja bën të ditur se një person është duke u trajtuar për COVID-19, ndërsa raste aktive janë gjithsej 64.