Një kompani ndërtimi është gjobitur nga inspektorët e Komunës së Prishtinës.
Gjoba prej 500 eurove iu shqiptua meqë në vendpunishte nuk kishte vendosur masat e sigurisë, të cilat janë të detyrueshme.
Këtë e ka bërë të ditur kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.
Derisa ka njoftuar për gjobën e vënë ndaj kompanisë, thotë edhe se masat e sigurisë në vendpunishte janë obligative.
“Masat e sigurisë në vendpunishte janë obligative. Mosrespektimi i vendimeve është i dënueshëm! Gjobë për investitorin - gjobë për punëkryesin”, ka shkruar Tahiri.
Artikuj të ngjashëm
-
20 gjoba nga Komuna e Prishtinës për shkeljet e partive në fushatë, prin Vetëvendosje
-
Inspeksioni në Prishtinë gjobit PDK-në me 2 mijë euro
-
Inspeksioni në Prishtinë gjobitë me 2.000 euro LDK-në për shkelje të masave anti-Covid
-
Gjobiten transportuesit publikë në kryeqytet për mosmbajtje të distancës
-
Gjobë ndaj kompanisë që dëmtoi infrastrukturën gjatë punimeve në një rrugë të Prishtinës