Këtë vit, birra numër një në Kosovë mbush 50 vjet. Gjenerata të tëra festojnë së bashku qysh nga viti 1971, kur një zbulues gjerman krijoi recetën unike që në atë kohë mbante emrin "Meckatzer Pils". Që nga ai moment u bë pija e preferuar e tavolinës suaj.
Përgjatë viteve, fabrika është lëkundur e është tronditur, por e fortë si një kështjellë me plot histori, ajo qëndroi në këmbë. Në vitin 1999 morri një kthesë të madhe me vendosjen e saj në pronësinë shqiptare. E tash, të lirë e gëzojmë Birra Peja me shumë kënaqësi për çdo ditë.
Investime superiore të periudhës moderne janë bërë në çdo proces të prodhimit të birrës, gjë që ka pasur ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit. Birra më e shitur në Kosovë dëshmon arritjen e cilësisë së lartë duke eksportuar edhe në tregjet e huaja, si në ShBA, Gjermani, Itali, Angli, Zvicër, Turqi, Shqipëri, Mal të Zi, e shumë vende të tjera...
Gjatë këtyre viteve kemi ndarë shumë çaste së bashku dhe kemi krijuar shoqëri të përjetshme. Ju jeni arsyeja që Birra Peja është e para në vend përplot 50 vjet.
Festofsh gjithmonë!
Edhe
Sachcaffé vazhdon traditën e mikpritjes – Mirëseardhje për mërgimtarët në Merdarë
E juaja, Birra Peja
*Artikull i sponsorizuar
-
300 mijë turistë brenda pesë muajve në Kosovë, shumë prej tyre të keqinformuar nga vendet fqinje
-
“Serbia hyri më 1912 në Kosovë me ideologjinë se shqiptarët kanë bishta”
-
Në vitin 1966 trofeu i Kupës së Botës u vodh dhe u gjet pas 7 ditësh
-
Gjermania do të vendosë taksë për pijet me sheqer nga viti 2028