7 Prilli njihet si Dita e Birrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas ujit dhe çajit, ajo konsiderohet si një prej pijeve më të konsumuara në mbarë botën, derisa daton diku 9500 vjet para Krishtit, shkruan “Nationaldaycalendar” të enjten.
Birra thuhet se nisi të dilte në shesh në Irakun dhe Egjiptin e lashtë, qëkur drithërat u shtuan ndër popuj dhe procesi i fermentimit “u zbulua”.
Por, 7 Prilli mbeti si Dita e Birrës në SHBA pasi presidenti i atëhershëm, Franklin Roosevelt, në vitin 1933, ndërmori hapin për ta hequr ndalimin e përdorimit të birrës, për sa kohë sasia e alkoolit në të është 4.0 për qind.
Konsumuesit dhe shitësit e birrës e festuan këtë vendim të presidentit duke mos përtuar që ta shënojnë edhe në historinë e tyre.
Sot birra ka shtrirje pothuajse në të gjitha shtetet e botës, ndërsa ka mijëra lloje të saj.
-
SHBA-ja vendos tarifa të reja për 60 shtete
-
Serwer: Amerika që e keni admiruar nuk është në pushtet sot
- Në 250-vjetorin e pavarësisë të rikujtohet se pa Amerikën as Evropa s'do të ishte e lirë
-
SHBA-ja festoi 250-vjetorin mes fishekzjarreve spektakolare dhe motit ekstrem
-
Kurti uron SHBA-në në 250-vjetorin e pavarësisë, kujton mbështetjen amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën