Ministri në detyrë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi së bashku me kryetarin e komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpuni për punësimin e gjithsejtë 50 punëtorëve sezonal për 3 muaj në ndërmarrjen “Pastrimi”, të cilët do të kujdesen për mirëmbajtjen e hapësirave publike, sheshet, parqet, trotuaret etj, në gjithë territorin e komunës, njofton gazetari i Kohës Ditore nga regjioni i Ferizajt, njofton korrespondenti i Kohës Ditore .
Paga mujore për të punësuarit është planifikuar prej 250 eurosh, ndërkaq konkurrentët duhet të jenë fillimisht të regjistruar si të papunë në zyrën komunale të punësimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast Abrashi në Lipjan, ka thënë se do t’i shikojnë mundësitë për vazhdimin e kësaj marrëveshje sepse efektet pozitive janë të shumëfishta derisa qytetarët po angazhohen në punë publike, pastaj ata përfitojnë trajnime dhe ngritje të vetëdijes sa i përket mbrojtjes së ambientit dhe efektet tjera pozitive.
Kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka thënë se nëpërmjet projekteve të tilla komuna po e zbut papunësinë dhe njëkohësisht po e mbanë qytetin e pastër nga mbeturinat.