Rreth 50 pyetje i janë parashtruar ministrit, Arsim Bajrami, gjatë raportimit të tij në Komisionin Parlamentar për Arsim, raporton KTV.
Anëtarët e Komisionit u interesuan kryesisht rreth nivelit të cilësisë në arsimin e lartë, i cili, me ta marrë detyrën e ministrit, kishte premtuar se do ta rriste atë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBajrami u shpreh se rezultate ka, por që duhet ende punë.
Ndërkaq, sa i përket Projektligjit për Arsimin e Lartë, i cili ende nuk është miratuar, ministri Bajrami, tha se do të shkojë në Kuvend në ditën kur të kthehen deputetët e Listës Serbe aty, pasi duhet vota e tyre.
Anëtarët e komisionit kanë ngritur shqetësimin për programet e paakredituara në institucionet publike e private, performanca kryesisht e dobët e mësimdhënësve, si dhe gjetja e një zgjidhjeje për shmangie të konfliktit të interesit. Për akreditimin e programeve bashkë me ministrin foli edhe kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Blerim Rexha.