Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot drejtorin e sapozgjedhur të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, me të cilin ka biseduar për sfidat me të cilat po ballafaqohet Agjencia dhe planet për ta ndryshuar gjendjen.
Drejtori Gashi tha se do të bashkëpunojë me të gjithë akterët, në mënyrë që të zhvillohet arsimi i lartë në përgjithësi, ndërsa AKA të kthehet në EQAR dhe ENQA.
Ndërsa, ministrja Bajrami u zotua se MAShTI, në përputhje me mandatin ligjor, do të ofrojë mbështetje institucionale, në mënyrë që të ofrohen kushtet për punë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe ky institucion të vë rregull në arsimin e lartë publik e privat dhe të sigurohet se të rinjve tanë iu ofrohet arsim cilësor.
-
12 nga 13 kriteret u përmbushën për kthim në ENQA dhe EQAR
-
AKA planifikon aplikimin në ENQA
-
Agjencia e Kosovës për Akreditim do të riaplikojë brenda pak muajve në ENQA dhe EQAR
-
Gashi: Me Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim s’mund të ketë më ndërhyrje të drejtpërdrejtë
-
Kurti e Nagavci ia huqin emrit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim