Arbëri

Dështon shkarkimi i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Afrim Gashi

Afrim Gashi

Ka dështuar shkarkimi i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në interpelancën e mbajtur të martën mbrëma.

72 deputetë votuan kundër shkarkimit dhe 21 pro.

Grupi parlamentar i “Së Majtës” kishte dorëzuar interpelancë për shkarkimin e Gashit nga pozita e kryekuvendarit pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit. Në incident qe përfshirë sigurimi i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Vetë Gashi ka thënë se nuk është pishman që ka ndërhyrë pasi pretendon se ka shmangur një tragjedi të madhe.

Fillimisht kishte pasur përplasje mes ekipit të presidentes Osmani dhe sigurimit të aeroportit të Shkupit. Incidenti kishte ndodhur më 1 gusht. Më pas, ka ndërhyrë edhe sigurimi i Kuvendit.