Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pesë serbë ftohen për intervistim pas mbylljes së komunave paralele

Pllaka e departamentit të patentë shoferëve në ish-objektin e komunës paralele të Mitrovicës së Veriut

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka ftuar pesë serbë për intervistim lidhur me mbylljen e komunave paralele në veri të Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se katër serbëve u është dërguar ftesa për intervistim, ndërsa njëri prej tyre nuk ka qenë në Kosovë.

Pesë serbët dyshohen për "falsifikim të dokumenteve".

Më 30 gusht, Policia e Kosovës, nën dyshimin për lëshim të dokumenteve të falsifikuara, ka mbyllur 5 objekte të komunave paralele në katër komunat veriore. Të premten nga Policia e Kosovës u mbyllën zyra e Qarkut për Mitrovicë si dhe katër komunat paralele në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin-Potok e Leposaviq, të gjithë në kuadër të sistemit të Serbisë.

Ky veprim është dënuar nga faktori ndërkombëtar, duke e quajtur operacionin si “të njëanshëm dhe të pakoordinuar”.

Edhe Policia fton në intervistim pesë serbë rreth mbylljes së komunave paralele në veri Arbëri Policia fton në intervistim pesë serbë rreth mbylljes së komunave paralele në veri

Më herët, janë mbyllur edhe zyra të tjera të komunave ilegale në qytete anembanë Kosovës.

Dje dhe sot, punëtorët e komunave paralele kanë protestuar para objekteve që janë marrë nën kontrollin e autoriteteve të Kosovës.