Ish-drejtori i Sportit në komunë të Prishtinës, Bardh Krasniqi është riemëruar kryeshef në ndërmarrjen publike “Sport Marketing”, pozitë të cilën më parë e kishte liruar për t’u bërë drejtor në komunë.
Rikthimi i tij në krye të “Sport Marketingut” ndodhi pas shkarkimit nga Komuna e Prishtinës javë më parë. Krasniqi ia liroi vendin drejtorit të tanishëm nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Mushica.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Në mes të korrikut, LDK-ja e kryetarit Përparim Rama arriti koalicion me AAK-në, që i mori tri drejtori. Koalicioni erdhi disa muaj pas prishjes së koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës.
Pasi i liroi vendin Mushicës, Krasniqi u njoftua se do të vazhdojë punën “me një rol të rëndësishëm në strukturat planifikuese dhe organizative të Lojërave Mesdhetare 2030”.