Gjendje e rënduar nga zjarret pyjore në Parkun Kombëtarë “Sharri”, kjo pasi dje dhe sot ka vazhduar monitorimi i zjarreve ne zonën e Oshlakut dhe Prevallës, në territorin e këtij parku Kombëtarë.
Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës, së bashku me stafin e DAPK “Sharri”, në monitorimin dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit, janë angazhuar edhe mbi 20 zjarrfikës nga brigada e zjarrfikësve të Prizrenit dhe një ekip e Policisë së Kosovës nga stacioni i Prizrenit.
Në shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij janë angazhuar edhe disa vullnetarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtaret e FSK për të bërë vlerësimin e situatës për ndërmarrjen e masave për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij.
Shuarja e zjarrit dhe parandalimi i përhapjes së tij deri me tani ka qenë i pamundur për shkak të konfiguracionit të terrenit, erërave të forta dhe pamundësisë së intervenimit të zjarrfikësve me automjete përkatëse për shuarjen e zjarreve.
Si pasojë zjarri po vazhdon të përhapet edhe më tutje në drejtim të fshatit turistik të Prevallës dhe tashmë ka përfshirë edhe zonën strikte të natyrës “Maja e Arnenit”.
Sot gjatë paradites, drejtori i DAPK Sharri, Bajram Kafexholli, ka realizuar një takim edhe me përfaqësuesit e KFOR-it nga të cilët tash disa ditë është kërkuar intervenimi me helikopter për shuarjen e zjarrit. Përfaqësuesit e KFOR-it, kanë thënë që janë duke monitoruar gjendjen dhe duke analizuar mundësitë e intervenimit./KSP
-
Agjencia për Menaxhimin Emergjent thotë se ka kaluar rreziku për jetë e pasuri të banorëve në Prevallë
-
Zjarri në Prevallë nuk është lokalizuar ende, s’ka rrezik për jetë
-
Zjarr në pyjet e Oshlakut, kërkohet intervenim nga FSK-ja dhe KFOR-i
-
KFOR-i eviton përhapjen e zjarrit në Prevallë, AME: 36 zjarre këtë javë janë përhapur në Kosovë
-
Shuhen zjarret në Prevallë