Arbëri

Në mungesë të deputetëve, shtyhet debati për qeverisjen e Kurtit

Kuvendi i Kosovës

Foto: Alban Bujari

Debati në Kuvend për tre vjet qeverisje të Albin Kurtit është shtyrë.  

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se ka muaj që debati kërkohet dhe që shtyhet.

“Tash e tre muaj GP i AAK-së ka vendosur kërkesën për debat në kryesi. Në mungesë të deputetëve po e shtyjmë këtë debat”, ka thënë ai.


AAK-ja me rezolutë kërkon dorëheqjen e Kurtit dhe shpërndarjen e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare në të cilën do të diskutohet për tre vjetët e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Seanca është caktuar të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pas kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

AAK-ja përmes rezolutës kërkon që “Qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje ose me mocion për shkarkimin e saj”, dhe pas dorëheqjes apo shkarkimit, të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.

Debati për qeverisjen trevjeçare ishte kërkuar qysh më herët, por për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurtit në Kuvend, nuk ka mundur të hyjë në rend diskutimi. 

Seanca ku do të shqyrtohet projektrezoluta për tre vjet qeverisje është paraparë të nisë në orën 13:00.

LEXO EDHE: