Seanca e shqyrtimit fillestar për rastin “Subvencionet V” është shtyrë për datën 8 maj.
Në seancën që është paraparë të mbahej të hënën, kanë munguar të akuzuarit A.T. dhe B.O.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata ka konstatuar edhe mungesën e avokatëve Betim Shala, Shpend Krasniqi dhe Ali Latifi. Ky i fundit ka shkuar në seancë me një orë vonesë, teksa njoftoi se Krasniqi është jashtë vendit.
Gjyqtarja Violeta Namani-Hajra ka paralajmëruar gjoba në rast të mungesës së mbrojtësit pa e arsyetuar mosprezencën.
Nëntë nga 18 të akuzuarit kanë lidhur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale. Prokuror i këtij rasti është Rafet Halimi.
Ndërpritet seanca në rastin “Subvencionet V”
Seanca e shqyrtimit fillestar për rastin “Subvencionet V” është ndërprerë për 10 minuta shkaku i mungesës së dy të akuzuarve.
Gjyqtarja Violeta Namani-Hajra i njoftoi palët se gjykata do të bëjë përpjekje t'i kontaktojë dy të akuzuarit V.I., dhe B.O., në mënyrë që seanca të mos shtyhet.
Avokati Besnik Beqiri ka thënë se nuk ka pasur kontakt me të mbrojturin e tij, ndërsa avokati Nazim Morina u shpreh se nuk e ka pasur numrin e telefonit të të akuzuarit që e mbron. Beqiri dhe Morina i mbrojnë dy prej të akuzuarve në këtë rast në bazë të detyrës zyrtare.
Në këtë rast akuzohen 18 persona. Aktakuza kundër të pandehurve K.Z, L.S, S.SH, A.U, V.H, B.P, A.GJ, G.A, K.S, B.S, V.I, F.J, F.Y, A.N, A.S, A.T, B.O dhe M.M. është ngritur për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Marrja e ryshfetit’’, ‘’Dhënia e ryshfetit’’, ‘’Ushtrim i ndikimit’’ si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’.
“Aktakuza është ngritur kundër tetë (8) pandehurve si persona zyrtar, prej tyre katër (4) të pandehur janë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dy (2) të pandehur zyrtarë nga Regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, një (1) zyrtarë në Komunën e Kllokotit, një (1) zyrtarë në Komunën e Vitisë dhe ndaj dhjetë (10) të pandehur të tjerë qytetar”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.
Po ashtu, Prokuroria Speciale kishte propozuar që të konfiskohet “dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë 184,000.00€”.