Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se në proceset e ardhshme zgjedhore, numërimi i fletëvotimeve në vendvotim mund të vëzhgohet nga mediat e akredituara.
Sipas njoftimit të Elezit, ato do të lejohet të filmojnë dhe fotografojnë.
“Transparenca është kyçe për besueshmërinë e qytetarëve në proceset zgjedhore dhe ky është një hap i madh nga KQZ-ja”, ka shkruar më tej ai në Facebook.
Tutje Elezi ka falënderuar anëtarët e KQZ-së që kanë mbështetur propozimin që kjo të përfshihet si nen i veçantë në Rregulloren Zgjedhore për vëzhguesit e zgjedhjeve.
“Për zbatim më të lehtë, me kohë do të përgatitet edhe Udhëzuesi për Vëzhguesit me sqarime të detajuara”, ka shtuar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
KQZ vendos të rinumërohen 185 vendvotime
-
Edhe tetë kuti të panumëruara, KQZ-ja paralajmëron përmbylljen e procesit sot
-
Elezi: Nëse s’ka ndonjë ankesë, shpallja e rezultateve përfundimtare bëhet më 26 qershor
-
Mbi 1.6 milion fletëvotime gati për zgjedhje, të shtunën shpërndahen në qendra komunale
-
KQZ-ja merr masa për të parandaluar manipulimet e evidentuara në zgjedhjet e shkuara