Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mbajë të premten mbledhje për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për KOHËN se në rend të ditës është prezantimi i raportit lidhur me verifikimin e peticioneve të kryesuesve të Kuvendeve Komunale në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të premten, më 8 mars 2024, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është planifikuar të prezantohet raporti lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuar nga kryesuesit e Kuvendeve Komunale, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”, ka thënë ai.
Të enjten e javës së kaluar, KOHA ka raportuar se ka përfunduar verifikimi i nënshkrimeve të qytetarëve serbë në katër komunat veriore.
Siç ka mësuar KOHA, nga verifikimi i bërë është arritur përqindja e kërkuar prej 20 për qind, gjë që i hap rrugë zhvillimit të fazës tjetër - organizimit të votimit për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri.