Arbëri

Debatohet për nevojën e miratimit të Ligjit për partitë politike

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur tryezë diskutuese mbi nevojën e miratimit të Ligjit për partitë politike në Kosovë. Qëllimi i këtij debati ishte përcaktimi i kritereve minimale të funksionimit të demokracisë së brendshme pasi që paritë politike në Kosovë konsiderohen si institucione më së paku të besuara në raport me institucionet tjera.

Lidhur me këtë, KDI publikoi gjatë kësaj tryeze punimin “Shqyrtimi i praktikave të ligjit për partitë politike”.