Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Telekomit i bllokohen llogaritë

Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogaritë, pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me borxhin 5.7 milionësh ndaj ZMobile.

Zëdhënësi i Telekomit, Fadil Lepaja, i ka thënë KOHËS se llogaritë janë bllokuar, por mjetet ende s’janë tërhequr.

"Konfirmojmë se llogaritë e Telekomit janë bllokuar, por mjetet ende nuk janë tërhequr. Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim përmes hapave ligjor pasi e konsiderojmë si te jashtëligjshëm”, ka thënë Lepaja.

Telekomi ishte ankuar javë më parë për vendimin e Komerciales, duke e cilësuar të jashtëligjshëm e kriminal.

Kryeshefja e Telekomit, Burbuqe Hana, e pati akuzua gjyqtarin e rastit se është i përfshirë në skemë kriminale.

Edhe Telekomi akuzon Kushtetuesen për rastin e “Dardafonit”: E vulosi një padrejtësi të strukturuar Arbëri 9 muaj më parë Telekomi akuzon Kushtetuesen për rastin e “Dardafonit”: E vulosi një padrejtësi të strukturuar

Aktvendimi i Komerciales e obligon Telekomin t’ia paguajë “Dardafonit” 5.7 milionë euro, dhe kjo pas mbi 40 milionë sa ia ka paguar më parë po kësaj kompanie

Gjykata Komerciale ishte ankuar më parë se po sulmohet puna e gjyqtarëve lidhur me këtë rast.