Arbëri

Qeveria çon në Kuvend emrat e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Komisionit për Miniera

Qeveria e Kosovës ka miratuar listën e kandidatëve të propozuar për tre anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, në një mbledhje elektronike të mbajtur të premten.

Sipas vendimit, kandidatët e propozuar janë: Habib Basholli, Nasuf Mjekiqi, Bahri Karaça, Avdi Mjeku, Hasan Preteni dhe Kaltrinë Demiri.

Lista ka shkuar në Kuvend, që do të vendosë për tre kandidatë.

Bordi i këtij komisioni ishte shkarkuar në tetor. Ligjvënësit patën arsyetuar vendimin duke iu referuar një raporti të Auditorit të Brendshëm. Ka qenë e njëjta legjislaturë që i pati emëruar dhe që i ka shkarkuar.

Në këtë mbledhje elektronike, është rritur edhe kufiri i shpenzimeve në vlerë prej 10 milionë euro për “rehabilitimin e Linjës 10 hekurudhore Fushë-Kosovë – Hani i Elezit”. Sipas njoftimit, rritja e kufirit të shpenzimeve bëhet për të mbuluar obligimet e projektit nga kredia me Bankën Evropiane dhe s’ndikon në tejkalim të kufirit të deficitit.