Alije Keka, pediatri të Pediatrinë e QKUK-së, ka thënë se 4-vjeçarja që vdiq ditë më parë ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore për trajtim.
Ajo ka thënë të enjten në “Konfront” të KTV-së se e mitura s’ka reaguar në asnjë formë, pos bebëzat në dritë, duke shtuar se shenjat tregonin se nuk kishte lëndime në tru.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fëmija ka qenë pavetëdije, s’ka reaguar në ngacmimet që i kemi bërë e as në komunikim. Bebëzat e syrit kanë reaguar në dritë, që tregojnë se s’ka pasur lëndime truri. E kemi futur në ventilim mekanik e hapi i parë ka qenë ekzaminimi i shpejtë. Ka qenë në gjendje të rënda. Hipotension, të rrahura të shpejta të zemres dhe ka qenë e ftohtë akull. Këtë ne e quajmë shok toksik, kur dështojnë të gjitha organet, e edhe zemra”, ka thënë Keka.
Sipas saj, lëkura e 4-vjeçare ishte e përfshirë me hematoma.