Një e mitur nga Gjakova ka vdekur të hënën (19 shkurt) derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në raportin 24-orësh Policia bëri të ditur se e mitura po trajtohej që nga 17 shkurti, e me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Rasti po hetohet e është iniciuar si “hetim i vdekjes”.
“Më 19.02.2024 nga QKUK është raportuar se pacienti viktima femër kosovare- e mitur e cila ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia po e heton vdekjen e një gruaje në QKUK, ajo fillimisht u trajtua në Spitalin e Mitrovicës
-
Vdiq në QKUK një person nga Fushë-Kosova, Policia nis hetim
-
Vdiq në QKUK i mituri që u rrëzua në shtëpinë e tij dy ditë më parë
-
Gjendet i vdekur një i mitur në Gjakovë
-
Vdiq në QKUK i aksidentuari para dy javësh në Prizren