Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Bordi i Drejtorëve ka emëruar kryeshefin ekzekutiv dhe ushtruesin e detyrës së zëvendëskryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes.
Në pozitën e kryeshefit është emëruar Bekir Gërguri, i cili ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamble në Komunën e Fushë-Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a njofton se në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) në Korporatën Energjetike të Kosovës është emëruar z. Bekir Gërguri. Sot, gjatë ceremonisë së pranim dorëzimit, z. Gërguri ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK sh.a”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Ndërkohë Ramadan Budakova është emëruar ushtrues detyrë i zëvendëskryeshefit ekzekutiv.
“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. gjithashtu ka emëruar z. Ramadan Budakova në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) dhe njëkohësisht z. Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij te cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre)”, thuhet në njoftim.
Vendimet janë marrë në mbledhjen e mbajtur të mërkurën dhe thuhet se ato do të kontribuojnë në menaxhimin korporatës.