Avokati Vasilije Arsiq ka kërkuar pezullimin e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, duke arsyetuar se disa nene të Kushtetutës janë shkelur.
Në një përgjigje për KOHËN, Gjykata Kushtetuese ka thënë se më 20 shkurt e ka pranuar “vetëm formularin e kërkesës” parashtruar nga avokati, i cili konteston kushtetutshmërinë e nenit 35 të Rregullores së BQK-së për operacione më para të gatshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nenet e kontestuara janë: 7 [Vlerat], 11 [Valuta], 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 23 [Dinjiteti i Njeriut], 24 [Barazia para Ligjit], 25 [E Drejta për Jetën], 46 [Mbrojtja e Pronës], 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit], 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale], 57 [Parimet e Përgjithshme], 58 [Përgjegjësitë e Shtetit] dhe 59 [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Kushtetueses.
Rregullorja e BQK-së e cila përcaktonte që në Kosovë nga 1 shkurti do të qarkullonte për pagesa vetëm valuta euro ka nxitur reagimin ndërkombëtar. Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar në vazhdimësi shtyrjen e këtij vendimi, duke arsyetuar se komuniteti i prekur nga ky vendim, ai serb për shkak të dinarit, nuk ka pasur mjaftueshëm kohë për t’u informuar. Nga ana tjetër, Qeveria ka këmbëngulur se BQK-ja është institucion i pavarur dhe vendos vetë.