Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë e mbi 26 mijë pensionistë serbë në Kosovë kanë llogari të institucioneve bankare të Kosovës, duke thënë se ata “s’e kanë pasur problem të hapnin llogari”.
Ai ka thënë të mërkurën në “Konfront” të KTV-së se serbët mund të hapin llogari bankare për të operuar me valutën euro, e sipas Bislimit, kjo mund të bëhet brenda 10 ditësh.
“Mundësia për hapje të llogarive ekziston, numri është i tillë që garaton se këto mund të hapen për 10 ditë e pjesa më e madhe e tyre kanë llogari bankare aktive”, ka thënë Bislimi.
Sipas zëvendëskryeministrit, serbët pensionin e Kosovës e pranojnë në euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Bislimi: Kuvendi i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane
-
Bislimi: Kosova mund t’i përfitojë 882 milionë euro nga reformat e dakorduara me BE-në
-
Bislimi: Kosova u pajtua me propozimin e BE-së për dinarin, Serbia kërkoi kohë shtesë
-
Kosova pajtohet me propozimin e BE-së për dinarin, Serbia kërkon kohë shtesë
-
Të hënën takimi Bislimi-Petkoviq, optimizëm për arritjen e një dakordimi