Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, e ka shpallur në kërkim ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
Lajmin e konfirmoi për KOHËN, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.
Ai tha se urdhri për kërkimin e Radoiçiqit është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNIMK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Kjo për shkak se Kosova ende nuk është anëtare e INTERPOL-it.
Mediat në Serbi kanë raportuar se janë shpallur në kërkim edhe 19 persona të tjerë të lidhur me sulmin në Banjskë.
"Njoftimi i kuq" i alarmon policitë në gjithë botën për të arratisurit që kërkohen ndërkombëtarisht dhe ndihmon në sjelljen e tyre para drejtësisë. Megjithatë, është në kompetencën e vendeve anëtare të INTERPOL-it për të vendosur nëse do të arrestojnë një person ose jo.
Më 24 shtator, grupe të armatosura të serbëve kanë sulmuar policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku i vdekur mbeti rreshteri Afrim Bunjaku, ndërkaq u lënduan tre policë të tjerë, dy prej tyre me armë zjarri. Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Edhe
BE-ja përsërit keqardhjen për mosveprimin e Serbisë ndaj përgjegjësve për Banjskën
Disa ditë më vonë, pasi MPB-ja nxori pamjet e Radoçiqit nga Banjska ditën e sulmit, përgjegjësinë për sulmin e mori Radoiçiqi.
Ai u mor në pyetje nga Prokuroria e Serbisë në muajin tetor dhe u ngarkua me disa vepra, përfshirë trafikim armësh dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Gjykata në Beograd e liroi nga paraburgimi, por ia konfiskoi dokumentet.
-
Vuçiq: Radoiçiq nuk ndiqet për krim, por për shkak të Kosovës
-
Radoiçiqi në mesin e 11 personave që iu pezulluan hetimet për barrikadat në veri
-
Jakaj: Askush s’ka dërguar informacione që të nisen procedura ligjore për të shpallur Listën Serbe organizatë politike jokushtetuese
-
Intervistohen krerët e LS-së për rastin e barrikadave, për Rakiqin dhe 11 të tjerë kërkohet urdhër-arrest