Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meloni: Serbia të vazhdojë të ketë qasje konstruktive në dialog

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka thënë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është thelbësor.

Meloni gjatë vizitës në Beograd të dielën, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë thirrje Serbisë që të ketë qasje konstruktive në dialog me Kosovën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është thelbësor, Serbia duhet të vazhdojë të ketë qasje konstruktive në dialogun me Kosovën. Por, ka shumë çështje të tjera për të cilat njerëzit pragmatikë mund të bashkëpunojnë dhe sakrifikojnë”, ka thënë Meloni, transmeton agjencia italiane e lajmeve “ANSA”.