Arbëri

Mot i vranët të dielën, priten reshje bore

Foto ilustrim: KOHA
 

Mot i vranët dhe me reshje shiu e bore pritet të mbajë të dielën në Kosovë.

Siç është bërë e ditur nga “Prishtina Weather”, temperaturat do të pësojnë ulje të dukshme gjatë ditës, e deri në mbrëmje pritet të zbresin edhe nën 0 gradë Celsius.