Arbëri

Familjarët i bëjnë thirrje Prokurorisë t’ia lejojnë zhvarrimin e Liridona Ademajt

FOTO: (Në të majtë) Liridona Murseli dhe (në të djathtë) bashkëshorti i saj, Naim Murseli
 

Familjarët e Liridona Ademajt, gruas që dyshohet se u vra me porosi nga bashkëshorti i saj, i kanë bërë thirrjes Prokurorisë Themelore në Prishtinë që t’ia lejojnë sa më shpejtë zhvarrimin e trupit të saj dhe të mos pritet për procedura deri të hënën. 

Trupi i Liridona Ademajt u varros të premten në fshatin Cermjan të Gjakovës, nga vjen bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Por pas arrestimit të Murselit si i përfshirë në vrasjen e saj, familjarët po kërkojnë ta zhvarrosin trupin.