Analisti Agim Sopi duke komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Tiranë për 28 Nëntor ka thënë se kjo është folklor.
Sipas tij Kurti me kryeministrin Edi Rama është dashur të bashkohen në ditën kur është përgatitur plani franko-gjerman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa shtuar se Rama pavarësisht që mund të mos ketë afeksion me Kosovën, të dyja vendet kanë shumë të përbashkëta me njëra-tjetrën, por që sipas tij, kanë krijuar identitete të ndryshme.
“Ne kemi krijuar identitete të ndryshme, fatkeqësisht. Unë kam jetuar e ligjëruar në Shqipëri. E njoh shumë thellë botën shqiptare andej. Nëse SHBA-ja vendos që të bashkohet Kosova dhe Shqipëria, pas 6 muajve do të niste lufta qytetare, si pasojë do të kishim ndarjet e jugut nga pjesa e Shqipërisë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë dallimet mes toskës dhe gegës në Shqipëri janë shumë të mëdha.
Sopi ka thënë hendeku më i madh është toskë e gegë sesa Kosovë-Shqipëri.