Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Trendafilova sot në Kosovë, PSD-ja e pret me protestë

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, do të jetë për vizitë të mërkurën në Kosovë.

Trendafilova nga ora 14:30 pritet të mbajë një konferencë me përfaqësues të shoqërisë civile.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E pikërisht në orën kur pritet të nisë konferenca e Trendafilovas me përfaqësuesit e shoqërisë civile, Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar protestë kundër vizitës së saj në Kosovë.

Edhe në vizitën e paralajmëruar më herët në Kosovë të Trendafilovas, e cila u anulua, PSD-ja planifikoi të organizonte protestë.