Ka nisur programi për kualifikimin e nivelit të pestë pos-sekondar për asistentë për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, ka njoftuar Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje.
Kjo Qendër, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka njoftuar se për vitin akademik 2022-2023, janë rreth 4.000 nxënës me nevoja të veçanta arsimore në sistemin parauniversitar, derisa kualifikimi jopublik zgjat 12 muaj.
Kualifikimi përfshin kombinimin e teorisë me ligjërata dhe praktikën profesionale “që synon të ofrojë një përgatitje të plotë dhe profesionale për pjesëmarrësit.
“Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, dhe Inovacionit (MASHTI) për vitet akademike 2022-2023, numri i nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në sistemin parauniversitar të Kosovës arrin afër 4,000. Kjo situatë reflekton një nevojë urgjente për asistentë të specializuar që do të ofrojnë mbështetje profesionale për këta nxënës, duke u siguruar atyre një edukim gjithëpërfshirës dhe cilësor”, thuhet në komunikatë.
Qendra ka bërë të ditur se ka bashkëpunim edhe me institucione të tjera që ndërlidhen me fushën e arsimit në Kosovë.
-
4 milionë mungesa të nxënësve për një gjysmëvjetor, ekspertët ftojnë MASHTI-n të veprojë
-
Qehaja: Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara, problem për përfshirjen e tyre në shkollim
-
Nagavci thotë se janë buxhetuar pagat për 500 asistentë për nxënësit me aftësi të kufizuara
-
Nxënësve me aftësi të kufizuara s’u ofrohen kushte bazë shkollimi
-
Vlerësohen si joefikase politikat integruese për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkolla