Arbëri

4 të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2520 testime nga të cilat 169 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 4 persona, ndërsa 572 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë janë të intubuar.