Osmani: Nëse Serbia s’përballet me asnjë masë, inkurajohet për sulme të tjera

Osmani: Nëse Serbia s’përballet me asnjë masë, inkurajohet për sulme të tjera
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjendet në Kosovë në një kohë shumë sfiduese për sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Ajo ka thënë se Kosova është shtet i ri dhe demokratik, duke shtuar se liria e vendit është rezultat edhe i NATO-s.
Ka shtuar se janë falënderues për ushtarët e NATO-s që po japin kontribut për paqe dhe stabilitet të cilat sipas saj, janë duke u cenuar nga Serbia.
“Siç jeni në dijeni më 24 shtator u vra një polic në Banjskë, të dhënat e hetimeve zyrtare konfirmojnë se Serbia qëndron prapa këtij sulmi, si në aspektin e organizimit, po ashtu edhe financimit. Në mënyrë që të mos lejohet përsëritja e një akti të tillë duhet të adresohet përgjegjësia e Serbisë për sulmin dhe agresionin terrorist të 24 shtatorit dhe po ashtu për sulmin e majit ndaj KFOR-it. Në vend se t’i ekstradojë terroristët, Serbia vazhdon t’i mbështesë ata në planifikim të sulmeve të reja ndaj Kosovës”, ka thënë ajo.
Ka shtuar se nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë, do të jetë inkurajim për sulme të tjera.
Osmani ka thënë se Policia e Kosovës është multietnike dhe është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me KFOR-in.
Ajo ka thënë se Kosova dhe NATO janë në njërën anë, terroristët janë në anën tjetër.
“Anëtarësimi në NATO është qëllim i Kosovës. Përfshira në partneritetin për paqe e pastaj edhe anëtarësimi në NATO është garanci për rajonin. Stërzgjatja e këtij procesi prodhon pasoja”, ka shtuar ajo.
Sipas saj NATO mund t’i dërgojë mesazhe të qarta Serbisë, duke kërkuar tërheqjen e forcave të grumbulluara në kufi me Kosovën.
Ka shtuar se Kosova e ka dëshmuar vetën si partner i vazhdueshëm i NATO-s.
Nis takimi Osmani-Stoltenberg
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur takimin me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Takimi po mbahet në objektin e Presidencës, derisa pas Osmanit, zyrtari i NATO-s do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Me Kurtin, takimi do të nisë në orën 16:35.
Forca të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit, para vizitës së Stoltenbergut
Forca të shtuara të KFOR-it janë vendosur mbi Urën e Ibrit mëngjesin e së hënës. Kjo për shkak të vizitës së sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Kosovë, i cili ndër të tjera pritet t’i adresohet komandantit të KFOR-it në Kosovë në kampin “Nothing Hill” i cili gjendet në veri.
Burime për KOHËN kanë thënë se Stoltenbergu ka mbërritur në Kosovës përmes pikës kufitare Merdare.
Stoltenberg është duke qëndruar në Kosovë në kuadër të vizitave të tij të cilat do t’i zhvillojë edhe në Serbi, Bosnjë Hercegovinë dhe Maqedoni të Veriut.
Ai pritet që të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Kosovë, ndërkaq në Serbi do t’i takojë krerët e shtetit po ashtu.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Kurti: Vrasësit e Liridona Ademajt duhet ta marrin dënimin maksimal

Osmani e Von der Leyen bisedojnë për afrimin e Kosovës me BE-në

Rreth 38 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara janë jashtë sistemit arsimor

Familjes Ademaj i aprovohet kërkesa për rivarrim të së bijës

Rexhepi përcjell mesazhet nga Bosnja: Të kihet kujdes me Asociacionin

“Ndal femicidit”, protestë edhe në Tiranë për vrasjen e Liridona Ademajt

Osmani me presidentin e Emirateve diskuton për investime në energji, turizëm e shëndetësi

Vëllai i Liridona Ademajt: Gjithçka ia lëmë drejtësisë, fëmijët ende nuk e dinë se iu ka vdekur nëna

Mot i vranët të dielën, priten reshje bore

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, aksioni simbolik para seancës për vrasjen e Liridona Ademajt

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt
