Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dedaj në Speciale: Serbia m’i ka vrarë 12 anëtarë të familjes

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, ka nisur të japë dëshminë në Dhomat e Specializuara.

Në fjalën hyrëse, Dedaj ka thënë se gjatë luftës, Serbia ia kishte vrarë 12 anëtarë të familjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Serbia m’i ka vrarë 12 anëtarë të familjes, prej tyre dy të mitur, Nikollën 15-vjeçar dhe Lindonin 14-vjeçar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se më 1993-n ishte zgjedhur kryetar i Partisë Liberale.

Më 1998 tha se ka marrë pjesë në zgjedhje dhe partia e tij ka marrë gjashtë deputetë. Tha se nuk ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e as i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë disa pyetjeve të ZPS-së, Dedaj është ankuar se shumë ngjarje të periudhës së 1998-s i ka harruar.

Dedaj është ftuar nga Gjykata Speciale javën e kaluar në cilësinë e dëshmitarit.