Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Samitit në Tiranë, është takuar të hënën me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly.
Kurti në platformën “X” ka thënë se në bisedime me Cleverlyn ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
“E vlerësojë shumë mundësinë për t’u ulur e biseduar me Sekretarin e jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly, për situatën aktuale me të cilën përballet Kosova. Theksova nevojë për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse për sulmin terrorist dhe shkeljet tjera dhe theksova rëndësinë për ta mbështetur sigurinë e Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Greatly appreciate the opportunity to sit down w/ ?? Foreign Secretary @JamesCleverly & discuss the current situation that ?? faces. Stressed the need to hold Serbia accountable for the terrorist attack & other violations and emphasized the importance of supporting ??'s security. pic.twitter.com/NwakmXEv1Z
— Albin Kurti (@albinkurti) October 16, 2023
-
Kurti me ministren e Jashtme letoneze: Autorët e sulmit paramilitar në Banjskë po mbrohen nga Serbia
-
Kryeministri kërkon siguri për Kosovën, Vuçiq paralajmëron takim me të brenda 2-3 ditësh
-
Kurti – diplomatëve perëndimorë: Prioritet dhe urgjencë është siguria e Kosovës
-
Këshilltari i Kurtit: 24 shtatori duhet të jetë pikë reflektimi në dialog
-
Kurti kërkon që forcat shtesë të KFOR-it ta ruajnë kufirin me Serbinë