Arbëri

Kurti: S’mund të besohet ideja që armët në Banjskë hynë pa përfshirjen e qeverisë serbe

 

Kryeministri Albin Kurti duke shpërndarë në Twitter fotografi të armëve serbe të gjetura nga aksioni i Policisë në Banjskë të Zveçanit, ka thënë se sasia e madhe e tyre e bën të pabesueshme idenë që ato të kenë hyrë në Kosovë pa përfshirjen e Qeverisë së Serbisë.

Të dielën në Banjskë të Zveçanit nga një grup i organizuar e i armatosur serb u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues, Policia rrethoi grupin me dhjetëra persona të uniformuar. Ata u strehuan në Manastirin e Banjskës. Në aksionin e Policisë u vranë tre persona ndërsa u arrestuan tetë. Të tjerët kanë ikur. Pamjet nga droni të policisë kanë treguar lëvizjet e të uniformuarve në hapësirat e manastirit.