Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i ka shkuar presidentes Vjosa Osmani në takim.
Takimi ka nisur në orën 13:30 dhe po mbahet dy ditë pasi u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Gjatë së martës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje të sulmuesve serbë ku shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, e që është edhe pjesë e Listës së Zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Sveçla ka thënë se Radojiçiqi është udhëheqës i grupit terrorist dhe sulmit ku mbeti i vrarë rreshteri Bunjaku.
-
Haxhiu e Kurti vlerësojnë rolin e SHBA-së në shtetndërtimin e ruajtjen e sigurisë në Kosovë
-
Costa përballet në Kosovë me kërkesën për statusin e vendit kandidat
-
Osmani takon ambasadorin britanik: Gjuha kërcënuese s’ka vend në diskursin publik
-
Osmani takon Rubion, ia thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO
-
Rasti “Banjska” - Dëshmitari thotë se dëgjoi të shtëna armësh e pa persona të armatosur përreth hotelit