Gjendet edhe një veturë me armatim në veri

Gjendet edhe një veturë me armatim në veri
Prokurori special i rastit të veriut, Naim Abazi, ka njoftuar se është gjetur edhe një veturë me armatim në Zveçan. Ai i tha KOHËS se aksioni për lokalizimin e shtëpive dhe të automjeteve po vazhdon, derisa shtoi se po merren edhe me identifikimin e personave të dyshuar.
“Po, mund të ju konfirmoj që tashmë është gjetur edhe një veturë me armatim”, ka thënë Abazi.
Të paktën 10 vetura të Policisë dhe civile janë parë të hënën duke shtuar për te Manastiri i Banjskës. Kjo kolonë veturash ishte me hetues, prokurorë e inspektorë policorë.
Prokurori: Ende po lokalizohen disa shtëpi dhe automjete në të cilat dyshohet se ka armatim
Prokurori special i rastit në veri, Naim Abazi ka thënë se janë duke u lokalizuar disa shtëpi dhe automjete në Banjskë të Zveçanit, në të cilat dyshohet se kanë armatim si dhe po punohet ende për të identifikuar persona tjerë të dyshuar lidhur me këtë rast.
Prokurori Abazi, ka thënë se aksioni është ende në procedurë dhe se po merren edhe disa veprime shtesë.
“Jemi në atë drejtim, duke punuar ende në atë drejtim, që të mund të identifikojmë edhe persona tjerë që janë të përshirë në këtë aktivitet kriminal”, ka thënë Abazi.
Gjithashtu Abazi bëri të ditur se janë sekuestruar edhe disa kamera në lokacionin e manastirit lidhur me këtë ngjarje.
“Jemi duke i identifikuar edhe kamerat dhe lokacionet e ndryshme po ashtu kemi sekuestruat disa kamera, dëshmitaret jemi duke i identifikuar, janë plotë veprime tjera që ndoshta s’mundem t’i listoj tash për shkak të hetimeve që janë duke u bërë”, tha tutje prokurori Abazi.
Në vijim, Abazi ka deklaruar se nga Prokuroria Speciale do të parashtrohen edhe kërkesa për paraburgime.
“Po patjetër, po, po do të ketë veprime dhe do të ketë kërkesa që do të adresohen edhe përmes gjykatës edhe veprime tjera”, ka thënë prokurori Abazi.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të dielën në mbrëmje ka njoftuar 6 persona janë ndaluar për përfshirje në sulmin ndaj Policisë, dyshohen për vepra terroriste në Banjskë të Komunës së Zveçanit.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK).
Sipas PSRK-së, të ndaluarit dyshohen për disa vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
“Prokuroria Speciale, gjithashtu njofton se gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, janë ndaluar gjashtë (6) persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 126 lidhur me ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’ nga neni 114, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 138 lidhur me nenin 129 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.
Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ka njoftuar PSRK-ja./Betimipërdrejtësi

Draftstatuti i Asociacionit, Osmani paralajmëron takim me opozitën

Lajçaku takohet me anëtarët e Bundestagut, merr përkrahje për dialogun

Kurti: Të drejtat e njeriut janë thelbi edhe themeli i qytetërimit

Regjistrohet një parti e re serbe në Kosovë

KOHA shpall konkurs për punësimin e tre praktikantëve për punë me kamerë

LDK: Rezultatet e PISA-s tregojnë degradim të sistemit arsimor

PDK-ja kërkon dorëheqjen e Nagavcit: Qeveria ka rënë nga provimi

Aktgjykimi i Apelit në rastin e Salih Mustafës do të shqiptohet më 14 dhjetor

Thaçi, Veseli e Selimi s'kanë folur në telefon me familjarët që nga e diela

Gjermania paralajmëron Vuçiqin për Rusinë: S’mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht

Rreth 21 mijë familje me asistencë sociale do të subvencionohen për blerjen e lëndëve djegëse
