Arbëri

Biliçik për dialogun: Topi është në duart e Prishtinës

 

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Biliçik, ka thënë se “topi” në dialog tash është te pala kosovare dhe se duhet të fillojë me themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Është e rëndësishme të vazhdohet dialogu Beograd – Prishtinë, por është edhe më e rëndësishme që ai të sjellë rezultate. Topi është në duart e Prishtinës në këtë pikë. Prishtina duhet ta zhbllokojë procesin që do të çojë në themelimin e AKS-së, si dhe të bashkëpunojë për gjetjen e një zgjidhjeje praktike, në mënyrë që të mbahen zgjedhje të reja në veri të Kosovës”, tha Biliçik në një intervistë për “Demostat”.