Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin drejt Hagës të ish-luftëtarit të UÇK-së

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për ekstradimin drejt Hagës të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Kërkesa e mëparshme e Goxhajt për t'u liruar nga burgu ishte rrëzuar, ndërsa pala mbrojtëse e ka konsideruar gjykimin ndaj tij, si të padrejtë, shkruan rtsh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më 31 korrik, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deklaroi se Goxhaj do të ekstradohej drejt Kosovës në përfundim të procedurave.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës.

Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.