Një protestë me kërkesën për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, u mbajt këtë të diele në sheshin "Skënderbej“ në Tiranë.
Me pankarta në duar, protestuesit kundërshtonin mbajtjen në paraburgim në Tiranë me qëllim ekstradimi në Dhomat e Specializuara, nën akuzën se ka frikësuar dëshmitarët.
Protesta u mbaj nga shoqata "Krahët e Shqiponjës", raportoi RTSH.
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës.
Ai po mbahet në paraburgim për një afat 40 ditor në pritje të ekstradimit. Në sallën e gjyqit Goxhaj i mohoi akuzat ndaj tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Shqipëria refuzon kërkesën e Speciales për ekstradim të Dritan Goxhajt
-
Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin drejt Hagës të ish-luftëtarit të UÇK-së
-
Gjykata e Tiranës cakton 40 ditë burg për ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj
-
Policia në Shqipëri arreston Dritan Goxhajn
-
Goxhaj: Sulmet false ndaj meje për UÇK-në, për të hequr vëmendjen nga protestat