Arbëri

PDK-ja e quan mashtrim publik dekretimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë

Foto: PDK
 

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka quajtur të paprecedentë, mashtrim publik e shkelje të Kushtetutës dekretimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka deklaruar para mediave të martën se me këtë veprim, Osmani iu është bashkuar shkeljeve të vazhdueshme të Qeverisë, duke theksuar se nëpërmjet këtij ligji po synohet administrata të vihet në shërbim të partisë.