Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata: Votimi i anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të UP-së i kundërligjshëm

Foto: Koha

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar si të bazuar padinë e studentëve ndaj Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për rastin e votimit të anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues.

Këtë e ka bërë të ditur Unioni i Demokratik Studentor, i cili ka njoftuar se më datë 24.06.2022 në mënyrë të kundërligjshme dhe me forca policore, studentët senatorë, janë privuar nga e drejta e votës për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues, duke u larguar dhunshëm nga ndërtesa e rektoratit të UP-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë rast është thirrur edhe një konferencë për media, e cila do të mbahet më 12 shtator para ndërtesës së Rektoratit.

Ndërkohë, studenti i nivelit mastër, Shpat Krasniqi ka publikuar vendimin e gjykatës, ku ka shkruar se Gjykata Themelore e ka nxjerrë një aktgjykim ku rektori i Universitetit të Prishtinës është zgjedhur vitin e kaluar në mënyrë të jashtëligjshme, bashkë me Këshillin Drejtues.

“E kam thënë dhe vitin e kaluar, u vërtetua dhe sot: Ata njerëz, përveçse kanë marrë pozita pa asnjë predispozitë ligjore, ata janë dhe njerëz politikë”, ka shkruar ai.

Përndryshe, Gjykata anulon vendimin e datës 02.09.2022, i senatit të UP-së dhe çështja kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje tek e paditura. /KSP