Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjoshi: Qeverinë s’e rrëzojmë me votat e Listës Serbe edhe po të rrijë 20 vjet në pushtet

Sekretari organizativ në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se partia e tij në asnjë variant nuk do ta rrëzojë Qeverinë Kurti me votat e Listës Serbe.

Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe po të rrijë Lëvizja Vetëvendosje 20 vjet në pushtet.

“Ne qeverinë nuk e rrëzojmë me votat e Listës Serbe në asnjë variant, edhe 20 vjet po të rrinë në pushtet. Kurti ka sjellje fëmijërore. Është i papërmbushur, ka ikur prej skandaleve të Rozeta Hajdarit dhe është strehuar atje, ku projekti i rrugës Tetovë-Prizren edhe fizibilitetin e ka pasur të kryer nga Qeveria Thaçi”, është shprehur ai.

VIDEO:

“I rrezikshëm udhëzimi që lejon largimin e kryetarëve të komunave nga posti”

Edhe Kolumne Qeveri apo zgjedhje? Zgjedhja që do ta përcaktojë rrugën e Kosovës

Teksa është pyetur lidhur me përpilimin e udhëzimit administrativ që lejon shkarkimin e kryetarëve të komunave nga posti i tyre, Gjoshi e ka konsideruar atë të rrezikshëm në aspektin politik.

Sipas tij, ky udhëzim mund të keqpërdoret në situata të caktuara.

“Ky udhëzim është përcjellë me shumë dilema e shumë të meta, ka qenë proces komplet jotransparent dhe është hartuar në mënyrë jo të duhur. Nuk ka qenë zgjidhje udhëzimi administrativ. Një çështje kaq të rëndësishme siç është marrja e mandatit të kryetarëve të komunave do të duhej të rregullohej me ligj. Ikja nga përgjegjësia e akterëve kryesorë të vendit dhe të fshihen pas një akti tretësor që është edhe antikushtetues e antiligjor dhe nuk e zgjidhë këtë problem, e shpërfaq më së miri se sa joprofesionale dhe sa e papërgjegjshme është Qeveria, por në të njëjtën mënyrë është e papërgjegjshme edhe presidentja që ka detyra dhe rol në këtë fushë”, ka shtuar Gjoshi.

VIDEO:

“Në aspektin e jashtëm, Kosova në pozicionin më të keq që nga liria”

Sekretari organizativ në PDK ka konsideruar se Kosova gjendet në pozicionin më të keq që nga liria e saj në aspektin e jashtëm.

“Kemi një degradim të procesit në pjesën veriore. Tashmë është bërë palë Serbia për të na caktuar numrin e policëve që do të kemi në veri. Sot e patëm edhe një tërheqje të vërejtjes nga NATO që pa lejen e tyre policia nuk mund të marrin iniciativa në atë pjesë. Në aspektin e jashtëm Kosova e ka pozicionin më të keq që ka pasur prej lirisë së saj”, ka thënë ai.

Edhe Adem Hoxha: Mbështetja jonë për qeverinë e Kurtit, ende në pikëpyetje Arbëri Adem Hoxha: Mbështetja jonë për qeverinë e Kurtit, ende në pikëpyetje

Sipas tij, Qeveria Kurti nuk ka arritur ta mbajë asnjë qëndrim.

“Pa frymë rrimë për aq sa mbajnë këta qëndrime. Asnjë qëndrim nuk e kanë mbajtur. Vetëm një qëndrim e kanë, të kalkulojnë si të fitojnë ndonjë votë, por nuk iu intereson dëmi që i bëjnë qytetarëve dhe vendit që në këtë rast është i pariparueshëm dhe është një pozicion që vetëm armiqtë do t’ia dëshironin Kosovës”, ka thënë ai.