I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, njoftoi se ka takuar të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Ai ka shkruar në Tëitter të enjten mbrëma se ishte kënaqësi të bisedonte me Peachin për “përpjekjet në dialog”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pasi u ktheva në Bruksel, u njoha me të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Lord Peach. Gjithmonë është mirë të dëgjojmë për aktivitetet e tij të fundit, të shkëmbejmë vlerësime mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe ta informojmë atë për përpjekjet tona në dialog”, ka shkruar Lajçak.
Lajçak ka kërkuar në vazhdimësi zbatim të Marrëveshjes pa vonesë nga Kosova e Serbia, derisa më 14 shtator do të takohen në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Autoritetet kosovare kanë deklaruar se në Bruksel do të takohen për zbatim të Marrëveshjes.