Arbëri

Kurti në Greqi, pjesë e darkës joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor

 

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së si dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të priten nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një darkë joformale për zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Takimet e kryeministrit grek sot (e hënë) dhe nesër (e martë), si dhe darka joformale në orët e vona, sinjalizojnë, siç thonë burimet qeveritare greke, rolin kryesor që luan Greqia si shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë energjetike në Ballkan dhe Evropën Juglindore, raportoi agjencia e lajmeve ANA-MPA.